Kryeministri Ramush Haradinaj përderisa ka komentuar rreth marrjes se pasaportës shqiptare, ka thënë që nuk do e përdorë për udhëtim dhe se e konsideron më shumë si nder.
Ai deklaroi që marrja e kësaj pasaporte ishte dekret nga ish presidentit Bujar Nishani dhe se nuk e kishte kërkuar një gjë të tillë.
“Vendimin për shtetësi ka qenë një dekret i ish presidentit Nishani nuk e kam kërkuar unë”.
“Në fakt nuk do e përdori për udhëtim, sepse e kam pasaportën diplomatike të Kosovës” është shprehur Haradinaj gjatë një konference pas mbledhjes se qeverisë.
Ai shtoi që shqetësimet e qytetarëve për lëvizje dhe çështja e liberalizimit të vizave është brengosëse edhe për të.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.