Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në Gllogjan një delegacion të Ushtrisë Shqiptare.
Haradinaj bëri të ditur se pjesë e këtij delegacioni ishin kolonelë, ku bashkë me ta nderuan të rënët për liri.
“Kosova në NATO, krah për krah me vëllezërit shqiptarë, është më shumë se një synim, është garancë për stabilitet dhe paqe afatgjatë në rajon dhe më gjerë”, shkroi Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
Në Kosovë dhe Shqipëri po mbahet ushtrimi më i madh fushor, “Defender 2025”.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.