Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reguar pas sulmit terrorist në Vjenë, duke thënë që Kosova qëndron fuqishëm me shtetin austriak kundër sulmeve që i bëhen njerëzimit dhe lirisë, njofton Klan Kosova.
"Kosova solidarizohet me Austrinë teksa sonte po ndjekim nga afër të rejat shkatërrimtare nga Vjena", ka shkruar Haradinaj në Twitter.
"Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet teksa qëndrojmë fuqishëm së bashku kundër sulmeve qyqare ndaj njerëzimit dhe lirisë".
https://twitter.com/MelizaHaradinaj/status/1323379402760179713
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.