Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar sot për ngushëllime tek familja e Kadri Veselit, pasi dje vdiq nëna e ish-kryekuvendarit.
“Ndarja nga jeta e të dashurve mund të ndodh në çdo kohë, por për familjen Veseli humbja e nënës Ajshe vjen në kohë jo të lehtë, pasi që kryefamiljari Kadri Veseli nuk gjendet pranë tyre”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.
“Duke ndjerë dhimbjen e tyre, sot me bashkëpunëtorë, shkuam ta ndajmë me ta, të jemi afër dhe tu japim përkrahjen, sipas traditës shqiptare”, u shpreh tutje ai, transmeton Klankosova.tv.
“Uroj që tutje të bashkohemi vetëm për gëzime. Nëna Ajshe u prehtë në paqe!”, përfundoi deputeti.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.