Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, tha se Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, edhe pse i vonuar, është tepër i nevojshëm për qytetarët.
Haradinaj theksoi se për shumë vjet qytetarët janë detyruar të paguajnë shuma marramendëse në spitalet e rajonit për trajtime shëndetësore, duke u përballur me barrë financiare të papërballueshme për familjet e tyre, transmeton Klankosova.tv.
Haradinaj theksoi se Aleanca e mbështet këtë projektligj, me kusht që ai të garantojë mbrojtje reale për qytetarët nga këto kosto të rënda dhe të sigurojë që kujdesi shëndetësor të mos mbetet barrë financiare për ta.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.