Kur të gjithë prisnin që marrëdhënia mes Harry Styles dhe Taylor Russell të bëhej edhe më serioze ndodhi ajo që nuk pritej.
Tabloidi britanik Daily Mail shkruan se këngëtari i ka dhënë fund romancës me aktoren kanadeze. Mësohet se pas udhëtimit në Japoni ata kanë pasur një problem në marrëdhënien e tyre që mesa duket ka rezultuar i pakapërcyeshëm.
Lidhja e tyre u zbulua marsin e vitit të kaluar. Taylor ndoqi koncertet e Harryit në Vjenë muaj më vonë nga zona VIP duke konfirmuar në këtë mënyrë thashethemet.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.