Harry Styles po rikthehet.
Kantautori 28-vjeçar i "
Watermelon Sugar" zbuloi se albumi i tij i tretë muzikor është në rrugë e sipër dhe se do të vijë së shpejti.
“Harry’s House” pritet të publikohet më 20 maj 2022.
Këngëtari e “zbuloi” projektin në një njoftim zyrtar me një trailler të publikuar sot, duke treguar datën dhe titullin, si dhe duke bërë të ditur se 13 këngë janë në rrugë e sipër.
Vepra artistike e albumit të postuar në Instagramin e tij shfaq Harryn duke qëndruar në tavanin e një dhome ndenjeje me kokë poshtë.
Harry do të performojë si titullar në Festivalin e Muzikës
Coachella 2022 më 15 dhe 22 prill, kështu që nuk është çudi që ai donte të kishte muzikë të re përpara se të dilte në skenë.
https://www.youtube.com/watch?v=zVANaD9WSTA
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.