Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur në Rubikon të Klan Kosovës mbi procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Hasani është shprehur i bindur se Gjykata Speciale nuk do të mund ta vërtetojë të ashtuquajturën “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
“Unë besoj se dëshmitarët nuk po mbulohen për t'i ruajtur ata, por sepse pritjet e organit të akuzës nuk janë siç kanë besuar dhe unë besoj, në bazë të atyre që janë publike, që kurrë nuk do të mund ta vërtetojnë në asnjë formë atë që po quhet ndërmarrje e përbashkët kriminale, në asnjë asnjë prej tri formave nuk do të mund të dëshmohet kontinuiteti. Në “ndërmarrjen e përbashkët kriminale” nuk mund ta dëshmosh qëllimin kriminal me faktin që unë dhe ti kemi qenë shokë qe 30 vjet.”
“Të gjithë ne kemi qenë këtu, e dimë çfarë strukture represive ka pasur, pastaj ka dy standarde, ka qenë rasti i Limajt dhe Haradinajt, ka qenë pragu i shtëpisë siç thoshte Ibrahim Rugova, përgjegjësia individuale pastaj është tjetër temë, ajo është përgjegjësi që dëshmohet në mënyra tjera”. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/z2z1GhFl47c
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.