Në Gjonaj të Hasit po mbahet Festivali folklorik “Hasi Jehon 2024”, edicioni i 35-të.
Siç bën me dije ministria e Kulturës, për disa dekada ky festival mbetet vendtakim kulturor e artistik i shoqërive kulturore e artistike nga trojet shqiptare, duke sjell kështu para publikut trashëgiminë e pasur kulturore folklorike të Kosovës, njofton Klankosova.tv.
“Çdo vit sjellin program të pasur artistik kulturor. Meloditë muzikore tradicionale, veshjet, këngët e vallet nga të gjitha trojet shqiptare e karakterizojnë festivalin”, thuhet në postimin e ministrisë.
Festivali “Hasi Jehon 2024” sonte përmbyllë bukurinë e tij.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.