Federata e Hendbollit të Kosovës ka shqiptuar një gjobë prej 50 euro për klubin “Drenica” për arsye se sipas tyre portierët e këtij klubi janë inkuadruar me fanella pa numra në ndeshjen kundër Vllaznimit.
Kryetrajneri i Drenicës, Dukagjin Hasi ka thënë për Klan Kosovën se portieri ka pasur numrin në fanellë mirëpo gjatë ndeshjes i ka rënë dhe në ato momente është fotografuar nga dikush.
“Sa herë zhvillojmë ndeshje me Vllaznimin kemi probleme me fanella, pasi edhe ata edhe ne i kemi fanellat kuqezi”.
“Kjo është bërë më shumë për hakmarrje do të thoja nga tifozët e klubit të Vllaznimit”, ka thënë Hasi.
Ai ka thënë se këtë gjobë do të vendosë kryesia e klubit për ta paguar – sipas tij nuk është ndonjë shumë e madhe dhe do të kryhet shumë shpejt pasi që veç dënimi është shqiptuar.
Në rast se nuk paguhet kjo gjobë, Drenica nuk do të mund ta zhvillojë ndeshjen e radhës, njofton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.