Bateristi i ndjerë i Foo Fighters, Taylor Hawkins, është nderuar mbrëmë në ceremoninë e çmimeve “Grammy”, pas vdekjes së tij tragjike në moshën 50-vjeçare.
Ata e transmetuan një video përkujtimore, përcjellë me këngën e bendit të tij “My Hero”.
Në video shfaqej Hawkinsi si frontmen, pasi që shpesh i ndërronte rolet me vokalistin Dave Grohl.
Ai u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Bogota të Kolumbisë, pasi dyshohet të ketë marrë një mbidozë droge.
https://www.youtube.com/watch?v=Jqlnec1Bwt4
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.