Iu kthye punës së zakonshme, por me një epitet shtesë. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, që tashmë është edhe haxhi, thotë se ka ardhur me energji të re pas kryerjes së këtij obligimi islam.
"Ndihem më mirë shpirtërisht dhe më energjik, që besoj se do të ndikojë në aspektin pozitiv", u shpreh ai, njofton Klan Kosova.
Ky tregon se kolegët nga të gjitha partitë e pritën mirë pasi u kthye nga haxhi. Megjithatë, dhuratat nga Meka e Medina nuk i ka sjellë në Kuvend, por ua jep atyre që e vizitojnë në shtëpi.
Megjithëse në vendin e shenjtë nuk i ka kursyer lutjet për Kosovën, për përmirësim të jetës këtu dhe të të gjithë njerëzve që jetojnë në të. Këto lutje tha se i bëri në të gjitha vendet ku qëndroi gjatë Haxhit, madje edhe në Arafat ku thuhet se pranohen të gjitha lutjet e mira.
Rrahmani është politikani i parë që gjatë mandatit si deputet e kreu Haxhin. Për këtë veprim, thotë se më shumë pati lëvdata sesa kritika.
Për përmbushjen e shtyllës së pestë të besimit, haxhiu më i ri i Kuvendit shpreson të ketë marrë shpërblimin hyjnor.
https://www.youtube.com/watch?v=rzkDygP1yoU
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.