Boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi, ka fituar të shtunën mbrëma ndaj polakut Bartlomiej Grafka, duke iu hapur rruga që të luftojë edhe një herë për titullin e Kampionit të Botës.
Sot ai përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar përkrahësit e tij, përcjell Klan Kosova.
“Ja ku jam sërish! Fitorja e bindshme e ditës së djeshme ishte për mua dhe tifozët e mi shumë e rëndësishme, prandaj po kthehem i lumtur në shtëpi”.
“Më shumë se 5 muaj punë i kam pas vetës tani dhe kjo nuk do ishte e mundur pa ekipin tim të mrekullueshëm. I falënderoj të gjithë nga zemra”.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.