Kampioni i botës në boks në versionin WBA/IBO Haxhi Krasniqi, ka vizituar Komunën e Prishtinës.
Ai u prit nga nënkryetari Selim Pacolli.
Pacolli i ka ndarë Krasniqit një mirënjohje, që iu ndahet personave që arrin suksese të larta në karrierë.
"Po e ndajmë këtë mirënjohje si shenjë respekti që je i këtij shteti. Ne si Komunë e Prishtinës kemi nderin që të presim dhe të nderojmë me këtë stemë të Komunës së Prishtinës. Është një çmim që ne iu ndajmë njerëzve të cilët e arrijnë në karrierë që është një nder dhe kënaqësi për neve për suksesit që po sjellin djemtë dhe vajzat tona nga Diaspora, të cilët asnjëherë nuk po e harrojnë vendin e tyre dhe origjinën. Çdo çmim dhe çdo arritje e tyre që po e arrijnë po ia atribuojnë vendit të vet dhe origjinës së vet. Është kënaqësi për neve që ta ndajmë këtë mirënjohje".
Në anën tjetër Haxhi Krasniqi, falënderoi Selim Pacollin për këtë çmim, teksa tha se ndihet krenar për vendin e tij.
“Është kënaqësi e madhe që ta marrë këtë çmim. Ne që jetojmë në Diasporë për çdo sukses që e sjellim është ndjenjë e madhe sepse jemi djemtë dhe vajzat e këtij kombi dhe është obligim i joni që ta nderojmë këtë vend. Jam shumë i lumtur për këtë çmim”.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.