Pak orë na ndajnë nga meçi i 48-të në karrierën e boksierit të mirënjohur kosovar Haxhi Krasniqi.
28 vjeçari nga Juniku i cili ndeshjet i zhvillon nën ngjyrat e flamurit gjerman, kësaj radhe do të ndeshet me boksierin Cagri Ermis i cili renditet i teti në ranglistën gjermane.
Haxhiu i cili për momentin mban pozitën e pestë në këtë renditje, do të kërkoj fitore me çdo kusht pasi që një triumf do t’ia hapte rrugën që të luftojë për ndonjë nga titujt në peshën super të mesme ku tani garon junikasi.
Ky meç do të mbahet në “Maritim Hotel” në një sallë super moderne në Berlin ku pritet të jenë të pranishëm 3000 shikues.
Kjo ndeshje pritet të filloj në orën 22:00, njofton Klan Kosova.

●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.