Haxhi Krasniqi përleshet me kundërshtarin gjatë matjeve
Me 15 korrik boksieri kosovar Haxhi Krasniqi do të boksojë me Juergen Doberstein.
Por këtë të enjte janë bërë matjet zyrtare, ku boksierët kanë pasur një kacafytje mes vete.
Krasniqi do të luftojë në Saarbrucken për titujt WBA Inter-Continental dhe WBO Inter-Continental në kategorinë super të mesme, transmeton Klan Kosova.
Në videon e mëposhtme mund të shihni ceremoninë e matjeve, kurse në minutën 04:25 e shihni kacafytjen e boksierëve.
https://www.youtube.com/watch?v=4WGPnd1CEiQ
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.