Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi sonte do ta ketë përballë një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën e tij.
Krasniqi sonte do të përballet për herë të tretë për titullin e kampionit të botë, e ku për kundërshtar do të ketë gjermanin Dominic Bosel, njofton Klan Kosova
Bosel mbron titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë, në versionin WBA/IBO.
Sipas mediave në Gjermani, kjo ndeshje për Robinin nuk ka të bëjë vetëm më titullin e botës, por edhe me të ardhmen e tij si boksier.
Kujtojmë se Krasniqi kishte luftuar për titullin e botës edhe dy herë të tjera mirëpo nuk ia kishte arritur, kurse sonte do të jetë hera e tretë e tij për këtë titull.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.