Rruga drejt vendit të shenjtë për myslimanët kosovarë sivjet do kushtojë më shumë.
Për këdo që do ta kryejnë haxhin këtë vit, Bashkësia Islame e Kosovës vendosi çmimin që është 650 euro më shumë se vitin e kaluar, por shumën prej 6350 euro e arsyeton me kushtet që ofron.
Pavarësisht çmimit që bazohet në shtrenjtimet globale, për ta kryer njërën nga 5 kushtet e islamit, besimtarët sivjet treguan interesim rekord.
Ani se e mirëkuptojnë vlerën e caktuar, qytetarëve ajo iu duket e lartë karshi standardit jetësor.
Udhëtimi drejt Mekës, që pritet të bëhet ka mesi i qershorit, për dikë është i pa arritshëm.
Ndryshe nga vitet paraprake, sivjet kufizime s`do ketë për numrin e haxhilerëve, teksa BIK-u janë në pritje që Ministria e haxhit ta lejoj shtimin e numrit për 500 vetë.
https://www.youtube.com/watch?v=3lJr7jRCwYQ
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.