Dikush e ka ëndërr t’i vizitojë Qabën dhe malin Arafat, e dikush Jerusalemin për të parë nga afër Kishën e varrit të shenjtë dhe Murin e Vajtimit.
Por, kushdo që e ka të pamundur t’i jetësojë këto dëshira fizikisht, mund ta bëj virtualisht.
Madje, edhe në shumë vende tjera të shenjta të botës. Dhe kjo falë teknologjisë, përmes aparatit 3D, i cili ofron pamje dhe prani virtuale nëpër xhami e kisha.
"Ne i kapim këto vende në mënyrë që kur vendosni kufjet, të mund të ndiheni sikur jeni atje" ka thënë regjisori Nimrod Shanit. E dikush më herët e pati shpikur udhëtimin virtual përmes veshjes së rrobave speciale të programit Muslim 3D.
https://www.youtube.com/watch?v=GnY0BJJ35EE
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.