Universiteti i Pejës Haxhi Zeka festoi të hënën 11 vjetorin e themelimit.
Në përvjetorin e të hënës u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa", akademiku pejan Muhamedin Kullashi.
Rektori i UHZ-së, Armand Krasniqi para të pranishmeve theksoi se ky institucion po rritet çdo ditë. Krasniqin dhe universitetin për vendosjen e Kullashit si laureat për titullin “Doctor Honoris Causa", e falënderoi edhe kreu i Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Për nderimin e ish-ambasadorit në Francë vendosi senati me motivacionin për kontributin e dhënë. Vetë 73 vjeçi u shpreh i emocionuar, kur kujtoi largimin drejt universitetit të Parisit më 1992.
Fjalen e tij e zuri kah fundi ministrja Arsimit, që pasi uroi laureatin tha disa fjalë për ditëlindjen e UHZ-së. Ceremonia shoqërohej edhe me pika artistike nga sopranoja Adelina Paloja.
https://www.youtube.com/watch?v=izW_grSd788
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.