Shqiptari që jeton në Japoni, Miki Haxhiislami ka folur në mënyrën se si e panë japonezët paraqitjen e atletëve të Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Ai tha se ka qenë i habitur me mediat japoneze se si kanë folur për atletët kosovar që morën pjesë.
Tutje Haxhiislami tha se duke parë situatën e vështirë me pandeminë, Japonia ishte shteti i vetëm që mund të organizonte me sukses Lojërat Olimpike, njofton Klankosova.tv.
“Në këtë kohë të vështira nëse një popull ka mundur të organizonte Lojërat Olimpike me sukses dhe kujdes të lartë është vetëm Japonia, duke marrë parasysh masat që kanë ndërmarr në Fshatin Olimpik si dhe në qytetet ku kanë mirëpritur ekipet e shteteve të ndryshme, ka pasë me të vërtetë masa të rrepta, testime të përditshme, ku edhe misionet diplomatike kanë qenë të kufizuara që të takohen me sportistët”, ka thënë Haxhiislami.
Ai tutje përmendi njëri prej gazetave për momentin kur Japonia kishte ndihmuar Kosovën, ndërsa janë tani sportistët kosovar që po i mundin në finale.
“Njëra prej gazetave më e madhe ka shkruajt për medaljen e parë të Kosovës, kur e fitoi Distria Krasniqi, ka thënë se si po ndërrojnë kohërat, nga ato kur i kemi asistuar popullin e Kosovës, ju kemi ndihmuar, tash po vjen koha që populli i njëjtë po bëhet barrikade që mos ta fitojmë medaljen e artë, arsyeja që ishte pikërisht Distria e cila e mposhti japonezen në finale”, ka theksuar Haxhiislami.
Ai tha se kjo ishte hera e parë në jetë që i ka përcjell të gjitha ndeshjet, dhe është informuar vazhdimisht.
“Pritjet e mia kanë qenë tri medalje, një të artë, të argjendtë dhe të bronztë, por t’i fitosh dy medalje të arta, ishte një bonus i lartë”.
“Një gjë që gjithashtu më ka emocionuar më shumë ishte që të gjithë miqtë e mi japonez më kanë telefonuar duke më uruar dhe duke më dërguar mesazhe, gjithashtu më thanë se nëse shkon në Kosovë, dhe i takon i përshëndet shumë në emrin tim”, ka thënë Haxhiislami.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.