Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga partitë politike parlamentare që ta mbështesin iniciativën e tyre për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.
“Kundërshtimet që po i bëjnë partitë tjera për marrëveshjen e nënshkruar nga Hoti janë të mirëseardhura por ato mund të merren seriozisht vetëm kur përcillen me veprime konkrete. Ne kemi inicuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë por të njëjtin nuk kemi mundur ta procedojmë sepse na duhen 40 nënshkrime”, ka thënë Haxhiu, transmeton Klan Kosova.
“I ftoj që ta mbështesin mocionin nëse përnjëmend janë të shqetësuar me qasjen e gabuar, të dëmshme e të rrezikshme të Qeverisë së paligjshme!”.
https://www.facebook.com/hapeporten/posts/4246790592058366
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.