Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, duke thënë se kjo pozitë është shndërruar në pozitë për pazare politike brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Haxhiu, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se mekanizmat e pushtetit janë të koncentruar në zhvatjen e miliona eurove të buxhetit për pacientët, njofton Klankosova.tv.
"Ajo çka mund të themi sot pas dorëheqjes është që definitivisht po vërehet që shëndetësia që ishte një prioritet i premtuar nga Kurti është shndërruar në një sektor të përplasjeve dhe pazareve politike, klienteliste dhe nepotiste të grupacioneve brenda Lëvizjes Vetëvendosje".
"Kjo i bie ashtu siç është situata në shëndetësinë tonë ku askush nuk qanë hallin për pacientët tanë dhe as për profesionistët tanë shëndetësorë dhe i tërë mekanizmi i pushtetit është i koncentruar në zhvatjen e miliona të buxhetit të pacientëve pasi ka mbi katër muaj që është publikuar raporti i auditorit për shëndetësi dhe SHSKUK ku janë raportuar shumë shkelje dhe keqpërdorime" tha Haxhiu.
https://www.youtube.com/watch?v=Mm4Cgbx0GLc
Haxhiu, mes tjerash, tha se themelimi i Komitetit Ekzekutiv për Shëndetësi me në krye Albin Kurtin, bëri që kryeministri të bëhet edhe ministër i Shëndetësisë dhe Latifi s'kishte vend për këtë pozitë më.
"Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, definitivisht sot e ka kuptuar që atë askush nuk e pyet asgjë për shëndetësinë dhe se atë pozitë mbante vetëm për emër pasi ka ardh si emër që është sjell prej Amerikës, por pa e pyetur askush asgjë".
"E kam thënë edhe në Kuvend dhe nuk e di pse Latifi rrinte në pozitën e ministrit nga momenti që Albin Kurti është bërë ministër i Shëndetësisë sepse me themelimin e Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi ku Kurti u bë kryetar, u bë edhe ministër i Shëndetësisë" u shpreh Haxhiu.
https://www.youtube.com/watch?v=eur6I3-aj7M
Tutje, deputeti i PDK-së tha se Rifat Latifi gjatë kohës sa mbajti pozitën e ministrit do të mbahet mend vetëm për udhëtimet e tij.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.