Albulena Haxhiu zgjodhi të mos pushojë të shtunën, por të thërrasë një konferencë për medie.
Veçse, tema që ka për të folur nuk është e natyrës urgjente.
Ministrja e Drejtësisë, doli t’i falënderojë deputetët për përkrahjen e tetë nismave ligjore gjatë korrikut që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit.
Ndër to është edhe projektligji për Byron Për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë, për të cilin abstenoi bashkëpartiaku i saj, kryetar kuvendi, Glauk Konjufca.
E para e dikasterit të Drejtësisë, njoftoi se për herë të parë të premten, për shkak të shkeljeve i është tërhequr licenca një përmbarueseje, njofton Klan Kosova.
Por, Haxhiu u pyet edhe për rezolutën shqiptare kundër raportit të Dick Martyt, të cilën e mirëpriti. Mirëpo, për rezultatet e nismës tha se është herët të flitet, veçse shpjegoi procedurat që duhen për shfuqizimin e speciales.
https://www.youtube.com/watch?v=-WfE9qtDrC8
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.