Është prezantuar sot raporti vjetor i trafikut rajonal të Policisë së Kosovës në Gjilan, ku kanë marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri, komandatja e Policisë Rajonale, Elmina Mahmuti, komandati i Stacionit Policor, Alban Ramushi dhe përfaqaësues nga shtabi qendror në Pirishtinë.
Numri një i kësaj komune ka çmuar lartë punën e policisë në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve dhe në edukimin e tyre me qëllim të parandalimit të aksidenteve.
“Me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe që qytetarët ta kenë më të sigurtë lëvizjen, Komuna është në proces të vendosjes së ndriçimit publik në rrugën Gjilan-Livoçi Ulët-Kllokot, sikurse edhe ajo nga tuneli deri në Bresalc, meqë do të ndërtohen sipas standardeve europiane. Po ashtu, planifikojmë vendosjen e kamerave të sigurisë në qytet në bashkëpunim me policinë dhe kjo e lehtëson shumë punën tonë dhe të policisë së shtetit”, ka thënë Haziri, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.