Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se me pikëllim të thellë e ka pranuar lajmin për humbjen e betejës me Covid-19 të dy bashkëqytetarëve, prokurorit të respektuar Ismet Ukshini (1961) dhe Rexhep Baxhakut (1945) i cili ka shërbyer si taksist.
Haziri ka njoftuar se të dy personat në fjalë kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese, njofton Klan Kosova.
“Në emër të Komitetit për menaxhimin e përhapjes së
#COVID19, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Do t’iu qëndrojmë afër për ta përballuar dhembjen”.
“Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse po përballemi me një virus shumë të rrezikshëm”.
Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë edhe një grua e prekur me këtë virus nga Komuna e Prishtinës. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.
https://klankosova.tv/prishtine-vdes-nje-grua-e-prekur-me-covid-19/?fbclid=IwAR31mhythkDgfhwmUaLzUv2d65mMckohdRI26IMeL3nVOMi0oNpQgot6avI
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.