Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nëpërmjet një postimi në Facebook ka deklaruar se katër rastet e reja me koronavirus janë të njohura sikur edhe kontaktet e tyre.
Haziri po ashtu theksoi se qytetarët nuk duhet të kenë frikë pasi që situata është nën kontroll nga Komiteti për emergjenca kundër përhapjes së koronavirusit, njofton Klan Kosova
Postimi i plotë:
#Dita44. Sapo u njoftuam nga IKSHP edhe për 4 raste të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan. Rastet janë të njohura për ne, sikur edhe kontaktet e tyre. Mos keni frikë sepse situata është nën kontroll nga Komiteti për emergjenca kundër përhapjes së coronavirusit.
Falënderimi i veҫantë shkon për mantelbardhët për punën e palodhshme, përfshirë mikrobiologët, epidemiologët, biokimistët, specialistët e mjekësisë familjare e infermierët.
Ju lutem shumë që t’i respektoni udhëzimet e organeve shtetërore. Veҫ në këtë mënyrë e parandalojmë përhapjen e virusit. #rriNshpi
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.