Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mirëpritur dy boksierët shqiptarë, Nuri Seferin e Erzen Rrustemin, për të cilët tha se janë shembull i suksesit.
“Unë ju falënderoj shumë për vizitën dhe iu them se me sukseset tuaja i bëni nder Gjilanit, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve kudo që janë. Ju uroj shumë suksese dhe shumë ‘breza të artë’ edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Haziri.
Njëjtë e falënderuan edhe boksierët, Seferi e Rrustemi kryetarin Haziri, për të cilën thanë se është motiv i punës dhe suksesit të tyre, thuhet në një komunikatë për media nga komuna e Gjilanit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.