Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se tri rastet e reja me Covid-19, janë kontakte familjare me të infektuarin e para tri netësh.
Ai ka bërë apel që nesër të festohet me kujdes në Ditën e Çlirimit, duke respektuar masat kundër përhapjes së pandemisë, njofton Klan Kosova.
“Asgjë s’ka përfunduar. Mos prano dhe mos jep shërbime pa masa mbrojtëse. Plus asaj, mbaje distancën sociale. Mos dil dhe mos shko askund pa arsye të madhe”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.