Kandidati për kryetar të Tetovës nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhepi ka ushtruar të drejtën e votës.
Ai ka votuar në fshatin Sellc, teksa para mediave u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë dhe të bëjnë ndryshimin për të ardhmen, transmeton Klankosova.tv.
“Sot edhe unë shfrytëzova të drejtën time qytetare për të votuar këtu në fshatin Sellc. Ftoj të gjithë qytetarët që në mënyrë të qetë, demokratike, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar , sepse është shumë e rëndësishme që çdo votë të shfrytëzohet për të ndryshuar të ardhmen tonë”, u shpreh Rexhepi.
Ndryshe, zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut po i ndjek nga afër gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.