Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai ka ushtruar të drejtën e votës.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila po ndjek nga afër zgjedhjet lokale atje, tha se Fetai votoi në shkollën "7 Marsi" në fshatin Opajë, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, të shtunën votuan një kategori personash: të sëmurët, ata që janë në arrest shtëpiak, të burgosurit dhe personat në azilet e të moshuarve.
Të drejtë vote kanë mbi 1 milion e 800 mijë qytetarë, ndërsa 112 mijë janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore si persona që jetojnë jashtë shtetit.
Këto janë zgjedhjet e teta të pushtetit vendor që nga pavarësia e vendit, dhe qytetarët votojnë për 309 kandidatë për kryetarë komune dhe për 576 lista këshilltarësh.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.