Sot është duke u mbajtur Kampionati Ballkanik U20 në atletikë në Sofje të Bullgarisë.
Atleti kosovar, Muhamed Ramadani, ka fitur medaljen e artë disiplinën e hedhjes të gjyles, njofton Klan Kosova.
Kosovari tjetër, Alaudin Suma, rrëmbeu medaljen e bronztë po ashtu në të njëjtë disiplinë.
Kosovën në këtë kampionat janë duke e përfaqësuar tetë garues, tre femra dhe pesë meshkuj.
Armel Qovanaj, Florian Berisha, Duarza Ivanaj, Sara Susuri dhe Odeta Belegu do të garojnë në disiplina të ndryshme të vrapimit.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.