Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, ka thënë se të gjithë duhet të tregohen të përgjegjshëm duke respektuar masat e marra për parandalim të përhapjes së Koronavirusit.
“Vendet evropiane po kalojnë nëpër një kohë sfidash e me izolim sikur gjithkund nëpër botë”.
“Distancimi social ka treguar se ka funksionuar, edhe në Gjermani. Rritja e numrit të të infektuarve në Kosovë s’është lajm i mirë”, ka thënë ai përmes Twitter, transmeton Klan Kosova.
“Secili mund të tregohet i përgjegjshëm duke zbatuar masat e sigurisë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.