Një oficer policie është plagosur pas një nate protestash të dhunshme jashtë një hoteli për azilkërkues në Dublin, me gjashtë arrestime.
Jashtë hotelit “Citywest” u hodhën tulla dhe fishekzjarrë, po ashtu edhe shishe qelqi dhe një furgoni të policisë i është vënë flaka.
Komisioneri Justin Kelly tha se kjo padyshim nuk ishte një protestë paqësore.
“Veprimet e kësaj mbrëmjeje mund të përshkruhen vetëm si dhunë banditeske. Kjo ishte një turmë e vendosur për dhunë. Tani do të fillojmë procesin e identifikimit të atyre që kryen krime dhe do t'i nxjerrim para drejtësisë ata që janë përfshirë në këtë dhunë."
Është nata e dytë e demonstratave pas një sulmi të dyshuar seksual në hotelit në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Disa nga turma hodhën gurë dhe sende të tjera mbi oficerët e rendit publik ndërsa ata i larguan protestuesit - dhe në vendngjarje u vendosën topa uji, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.