Klinika e Hemato-Onkologjisë është furnizuar me barnat Bortezomib, pas raportimit nga Klan Kosova se ky lloj i barnave si dhe disa të tjera mungonin, gjë që i shtynte pacientët të paguanin në shuma të larta për të siguruar këto medikamente.
Vetëm për një ampulë Bortezomib, pacientët duhej të paguanin 230 deri në 250 euro, terapi kjo që duhet të merret katër herë në muaj.
Lajmin për furnizim me Bortezomib e konfirmoi drejtori Klinikës së Hematologjisë, Shemsedin Sadiku.
Para gjashtë ditësh, Klan Kosova raportoi për mungesën e dy llojeve të barnave esenciale, Bortezomib dhe Zometa.
Më poshtë mund të ndiqni raportimin nga gazetarja Arbreshë Uka.
https://www.youtube.com/watch?v=sy6EhfoxLiM
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.