24.09.2022 · përditësuar para 1363 dite1 min lexim
Të shtunën janë luajtur dy ndeshjet e para të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Në palestrën “Karagaçi” në Pejë u zhvillua derbi i xhiros.
Besa Famgas ka shënuar fitore të thellë ndaj Kastriotit të Ferizajt, që megjithatë nuk sfidoi seriozisht kampionen. 31:18 ishte rezultati në fund në të mirë të Besës.
Besa është shkëputur herët dhe ka mbajtur epërsi konstante, që në fund ishte 13 gola.
Ndërkohë në Podujevë janë takuar Llapi e Prishtina. Për Prishtinën ishte ndeshja e parë e këtij kampionatin pasi në xhiron e parë ishte e lirë. Kryeqytetasit fituan bindshëm, 56:31. /Klankosova.tv/
●●●
LI
SHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.