Besa Famgas planifikon që të shtunën të sigurojë kalimin në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Besa ishte bindëse, të enjten, ndaj Rahovecit dhe fitoi gjysmëfinalen e parë. Ndonëse Besa ishte vendase, ndeshja u luajt në Rahovec, për shkak se palestra në Pejë ishte e zënë.
Ndeshja e kthimit luhet në Pejë, ndonëse Rahoveci është vendas. Kështu kanë arritur marrëveshje klubet.
Rahoveci e Besa Famgas takohen, të shtunën, nga ora 20:30, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, të dielën, prej orës 20:30, është ndeshja në mes të Trepçës dhe Prishtinës.
Prishtina udhëton me synim për të kaluar në finale, ndërsa “xehetarët” synojnë që serinë gjysmëfinale ta dërgojnë në ndeshjen e tretë.
Trepça, të enjten, ishte më e mirë se Prishtina në pjesën e parë, por skuadra kryeqytetase shfaqi dukshëm më tepër në pjesën e dytë dhe fitoi sfidën.
Në ‘Minatori” pritet ndeshje e fortë dhe interesante deri në fund.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.