Kapitenja e Kosovës, Leonora Demaj, do të luajë në edicionin e ardhshëm në elitën daneze.
Ajo ka firmosur për dy vjet me skuadrën Ringkobing që është promovuar në elitë.
Te Ringkobingu janë motrat Marigona e Arlinda Hajdari, po ashtu reprezentuese të rëndësishme të Kosovës.
Demaj është larguar nga skuadra Vendsyssel, që do të luajë në kategorinë e dytë daneze. Më herët Demaj ka luajtur për Sonderjysken dhe Nykobingun.
Ajo ka lënduar ligamentet më 8 mars të vitit të kaluar dhe ende është në fazë rikuperimi. Por në verë pritet t'u kthehet stërvitjeve të plota.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.