Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) ka nisur me ndeshje në Kampionatin Evropian të Divizionit B, që të hënën filloi në Riga të Letonisë.
Kombëtarja jonë është përballur me kombëtaren nikoqire, ndërsa ka pësuar humbje me rezultat 37:17. Pas pjesës së parë, rezultati ishte 19:6.
Ishte kjo ndeshja e parë zyrtare për këtë gjeneratë. Shpresohet për paraqitje më të mira në vazhdim të kampionatit.
Ndeshjen e dytë kombëtarja jonë e luan të martën me Maqedoninë e Veriut.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.