Kosova e ka përmbyllur me humbjen fazën kualifikuese për Kampionatin Evropian në hendboll.
Kombëtarja e jonë u mposht nga Suedia me rezultatin 39:16.
"Dardanët" gjatë kualifikimeve arritën t'i marrin vetëm tre pikë. duke fituar dhe barazuar me ish-kampionin e botës Rumaninë.
Në këtë kampanjë Kosova e ka një fitore, një barazim dhe katër humbje.
"Rritja jonë është evidente. Në një grup shumë të fortë kemi përfunduar në pozitën e tretë me tri pikë. Kemi lënë prapa ish-kampionen e botës, Rumaninë, që po ashtu ka tri pikë. Për shkak të bilancit më të mirë, jemi në pozitën e tretë e Rumania në të katërtën. Mali i Zi mblodhi 6 pikë, ndërsa Suedia fitoi bindshëm të gjitha gjashtë ndeshjet dhe i ka 12 pikë"/
"Për ne është cikli i tretë kualifikues për Evropian. Në të parin u ndalëm në parakualifikime, që për ne i takojnë të kaluarës. Në ciklin e dytë arritëm në fazën kryesore kualifikuese falë Kampionatit të IHF-së të Vendeve në Zhvillim. Morëm tri pikë (fitore me Izraelin dhe barazim me Poloninë), por mbetëm të fundit në grup".
"Faza parakualifikuese dhe Kampionati i IHF-së për Vendet me Hendboll në Zhvillim i takojnë të kaluarës për Kosovën.Tani jemi në kualifikime të rregullta dhe kemi lënë prapa tetë Kombëtare. Nuk ishte mjaftueshëm për kualifikim nga vendi i tretë, por ishim afër"/
"Pra rritja është evidente. Kush nuk e sheh, i kërkojmë falje që ne po rritemi. Do të vazhdojmë të bëjmë këtë.Faleminderit për përkrahjen".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.