Federata e hendbollit të Kosovës të enjten pasdite ka zgjedhur më të dalluarit e këtij sporti për vitin 2061-të.
Çmimet kryesore i mori klubi nga Peja Besa Famiglia, njofton Klan Kosova.
Pikërisht nga ky klub, Arben Muçolli, u zgjodh trajneri më i mirë i vitit, kurse lojtari i tij Kastriot Jupa hendbollisti më i mirë për 2016-të.
Në kategorinë e femrave epiteti i më të mirës për vitin që lamë pas i takoi hendbollistes së Prishtinës, Burneta Rama.
Në këtë mbrëmje u zgjodhën edhe shtatëshet më të mira nga të dyja kategoritë, si dhe u nderuan të rinjtë, golashënuesit, punëtorët dhe ata që kontribuuan në sportin e hendbollit për vitin 2016-të.
Kronikë nga Emanuell Syla.
https://www.youtube.com/watch?v=6OBemGUjSbg
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.