Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të këngëtarit, Shpat Kasapi.
Përmes një reagimi në Facebook, Ahmeti tha se artisti i la herët, në moshë shumë të re, transmeton Klankosova.tv.
“Herët Shpat, shumë herët. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve të Shpat Kasapit për ndarjen e tij të papritur nga jeta në moshë kaq të re”, ka shkruar Ahmeti.
Shpat Kasapi vdiq mëngjesin e së mërkurës në moshën 40-vjeçare, pas një sulmi në zemër.
Ai ishte në Itali, bashkë me ish-bashkëshorten, Selvijen, për kurimin e djalit të tyre.
Për vdekjen e këngëtarit, kanë reaguar figura politike e të estradës shqiptare.
https://klankosova.tv/ishte-ne-itali-per-djalin-papritmas-u-ndje-keq-flet-vellai-i-shpat-kasapit/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.