Në fshatin Vranoc të komunës së Pejës është përkujtuar heroi Adrian Krasniqi në 19 vjetorin e rënies së tij.
Me këtë rast, shumë ish bashkëluftëtarë dhe qytetarë kanë bërë homazhe pranë përmendores së tij.
Vëllau i dëshmorit, Ilir Krasniqi ka thënë se ky ka qenë një organizim spontan nga organizata e dala nga lufta sepse ishte vetë ai që kishte kërkuar që të mos kishte për çdo vit organizim në përvjetorin e rënies së tij, njofton Klan Kosova.
Krasniqi ka bërë të ditur se arsyeja për këtë është se shumë bashkëluftëtarë të vëllaut të tij janë në gjendje të rëndë ekonomike.
Adrian Krasniqi vdiq gjatë një përballjeje të armatosur me forcat serbe në fshatin Kliçinë të Pejës, më 16 tetor të vitit 1997.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.