Karateisti kosovar, Herolind Nishevci ka arritur të dal i treti në Kampionatin Evropian të Karatesë në kategorinë mbi 84 kilogram.
Nishevci, në duelin për medaljen e bronztë e mposhti kundërshtarin e tij nga Azerbejxhani, Asiman Gurbanli, njofton Klan Kosova
Në fakt kjo është medalja e parë për Kosovën nga sporti i karates, në kampionatet evropiane.
Teksa sivjet Kampionati Evropian i Karates, regjistroi edicionin e 56-të tw saj, që u mbajt në Porec të Kroacisë.
Me këtë medalje, Herolind Nishevci ka hapur mundësi për normën olimpike të “Tokyo 2020”, pasi do të ketë edhe një turne kualifikues ku mund ta siguroj pjesëmarrjen në olimpiadë
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.