Zyrtarët kanë thënë se do të fillojnë një hetim të pavarur lidhur me praktikat anti-korrupsion të përdorura deri tani, pas akuzave të shumta për trukim ndeshjesh.
Lajmi vjen pas hetimit nga BBC dhe BuzzFeed Neës që zbuloi bastvënie të dyshuar ilegale në këtë sport.
Shefi i Bordit të Integritetit në Tenis Phillip Brook ka thënë se është shumë me rëndësi që të riparohet dëmi i bërë dhe atë sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Hetimi i përbashkët i BBC dhe BuzzFeed Neës zbuloi që të paktën në 10 vjetët e fundit, 16 lojtarë të renditur në 50 pozitat e para kanë thyer rregulalt e Bordit të Integritetit lidhur me rregullat e ndeshjes.
Të gjithë lojtarët, përfshirë edhe ata që kanë fituar tituj Grand Slam u lejuan të luajnë.
Chris Kermode, president i Asociacionit të Tenistëve Profesionistë ka thënë se sporti është duke jetuar në një ambient toksik.
“Duam që të jemi sa më transparentë që të jetë e mundur. Nuk ka tolerancë për gjëra të tilla”.
“Por një listë e bastvënieve të dyshimta nuk do të thotë korrupsion”.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.