Një e moshuar me shtetësi turke u arrestua nga policia në Pejë, e më pas u lirua në procedurë të rregullt, pasiqë në rrobat që po i dërgonte të birit të ndaluar nga policia, u gjet drogë.
Ai ishte arrestuar pikërisht pse e kishte rrahur të ëmën, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, bëhet e ditur se prokuroria është duke hetuar rastin se kujt i përkiste ajo sasi e narkotikëve që iu dërgua atij në qendrën e ndalimit në Pejë.
Për të kuptuar më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=IqvxdDHk8sI
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.