Një burrë është gjetur pa shenja jete dje në shtëpinë e tij në Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh, njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës, transmeton Klankosova.tv.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa provat materiale relevante për rastin janë konfiskuar”, thotë Policia.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.