Dhjetëra turq mblodhën para ambasadës suedeze ne Ankara për të shprehur mllefin ndaj ministrit të mbrojtjes së Suedisë, Pal Jonson meqë ky i fundit lejoi protestën e Rasmus Paludan, një politikani të ekstremit të djathtë nga Danimarka
Ai në Stokholm, para ambasadës Turke planifikon t’i vë sërish flakën kuranit në të njëjtin vend, librit të shenjtë të myslimanëve.
Ky akt nervozi shumë edhe ministrin e jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu i cili madje anuloi vizitën e paraparë në Ankara më 27 janar të ministrit të Mbrojtjes të Suedisë, Pal Jonson.
"Tani në Suedi, ky njeri i çmendur ka fyer fenë tonë Islamin dhe librin tonë të shenjtë, Kuranin, dhe ka kryer veprime të tilla më parë. Ky është një akt racist dhe nuk ka të bëjë me lirinë e shprehjes “ tha Ministër i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.
Kjo vizitë synonte tejkalimin e kundërshtimeve të Turqisë që Suedia të anëtarësohet në NATO.
Që këto bisedime të vazhdojnë Cavushogllu kërkoi ndalimin e menjëhershëm të Paludan i cili me djegien e kuranit vite me parë nxiti trazira në Suedi.
“Shpresoj që deri në atë orë autoritetet suedeze të marrin masat e nevojshme dhe jo jtë japin mundësinë. Kjo do të shkaktojë indinjatë në të gjithë botën. Do të ishte një akt i poshtër, racist dhe i urrejtjes." tha Cavushogllu
Në Suedi, liria e shprehjes garantohet me kushtetutë dhe u jep njerëzve të drejta të gjera për të shprehur publikisht pikëpamjet e tyre, megjithëse nxitja e dhunës ose gjuha e urrejtjes nuk lejohet.
https://www.youtube.com/watch?v=TdEfc7O9M5s
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.