Federata Ndërkombëtare e Tenisit ka përcaktuar shortin për edicionin e ardhshëm të Davis Cup.
Short shumë i vështirë e pret Italinë, që në ruandin e 1/8-ave do të sfidojë Argjentinën.
Një duel shumë i bukur pritet të jetë ai mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zvicrës.
Kampionët e dy viteve më parë llogariten favoritë në këtë përballje vetëm nëse do të kenë në dispozicion dyshen Roger Federer - Stanislav Wawrinka.
Në të kundërtën më shumë shanse për të avancuar më tej kanë amerikanët që kanë arritur ta fitojnë më shumë se kushdo tjetër Davis Cup plot 32 herë.
Britania e Madhe që vjet arriti të fitonte trofeun do të ketë përballë Kanadanë e Milos Raonic.
Një përballje shumë e fortë parashikohet edhe ajo mes Japonisë dhe Francës.
Serbia me Novak Djokovic në dispozicion nuk pritet të hasë vështirësi ndaj Rusisë.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.