Të enjten është hedhur shorti për Turneun Ndërkombëtar “Trofeu i Podgoricës”, në të cilin marrin pjesë gjashtë shtete: Finlanda, Hungaria, Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi.
Të enjten me fillim në orën 19:00 do të zhvillohen gjysmëfinalet, ku nga boksirët kosovarë do të zhvillojnë duelet e tyre: Patriot Behrami përballë Matyas Krisitan (kategoria 47 kg), Flamur Sejfijaj përballë Llakatosh Mate (kategoria 60 kg), Atdhe Delijaj përballë Nikolla Simonoviq (kategoria 66 kg), Kastriot Rullani përballë Nikolla Damjanoviq (kategoria 55 kg).
Tranjeri Besim Brahimi u shpreh i kënaqur me shortin, ndërsa tha se “pret që katër boksierët kosovarë të jenë në finale”.
Në këtë turne drejtësinë do ta ndajë edhe shqiptari, gjyqtar ndërkombëtar, Latif Demolli, që është kryesori i finaleve që zhvillohen të premten mbrëma.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.